INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horror, vret të dashurin, e gatuan në barbecue dhe ua servir për darkë miqve

Horror, vret të dashurin, e gatuan në barbecue dhe ua servir për darkë miqve

Publikuar më: 10:13 17-05-2018

Nuk është aspak një film horror por një ngjarje e vërtetë e ndodhur në Miçigan në SHBA, ku një grua ka vrarë të dashurin dhe më pas e ka gatuar në zgarë dhe ia ka servirur miqve për darkë.

Është kjo çmenduria e një 35-vjeçare e njohur si Kelly Cochran.

Gruaja po vuan dënimin e përjetshëm për vrasjen e të dashurit Chris Regan, të cilin më pas e copëtoi me ndihmën e bashkëshortit në vitin 2014.

Muajin e shkuar u dënua me 65 vite të tjera burg për vrasjen e bashkëshortit Jason Cochran, me mbi dozë heroine.

Por, sipas policisë, ajo mund të jetë përgjegjëse për 9 vrasje të tjera.

Forcat e rendit dyshojnë se gruaja nuk është mjaftuar vetëm me vrasjen e burrave të saj, por mbetjet e tyre i ka gatuar e më pas ua ka ofruar miqve gjatë një “barbecue” në shtëpinë e saj.

Ishin pikërisht këta të fundit të cilët kanë ngritur dyshime mbi mishin e servirur nga gruaja, duke bërë që hetuesit të rihapin hetimet.

Article Logic
Execution time: 0.0037500858306885