INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hajdari kundër ‘Korporatës’ së qeverisë

Hajdari kundër ‘Korporatës’ së qeverisë

Publikuar më: 10:11 17-07-2019

Deputetja Rudina Hajdari ka dalë kundër projektligjit “Korporata e Investimeve në Republikën e Shqipërisë”. Ky projektligj ka nisur të diskutohet në komisionet parlamentare por po haset me kundërshtime të forta jo vetëm nga Partia Demokratike por edhe nga deputetët e opozitës së re.

Hajdari në analizën që i ka bërë projektligjit shprehet se drafti po cenon tregun e lire, është abuziv dhe korruptiv. “Ajo që dua të vë në dukje, është qartazi abuzimi dhe korrupsioni i aferës qeverisëse sot, në hartimin e projektligjeve si ajo: e “Korporatës së Investimeve në Republikën e Shqipërisë”. Ky projektligj: Nuk i nënshtrohet asnjë modeli të së Drejtës Komunitare; Cënon tregun e lirë dhe i jep pavarësi KISH-it ( Korporatës së Investimeve Shqiptare) në përzgjedhjen e projekteve individuale të investimeve”, shkruan ajo.
Ajo thotë se qeveria duhet të tërhiqet nga drafti që e quan korruptiv.“Por, cila është zgjidhja? Ajo është vetëm një: Parandalimi paraprak në tërheqjen e kësaj nisme korruptive, si një projektligj fare i panevojshëm, i cili do t’i shkaktonte dëme të mëdha dhe të pariparueshme buxhetit të shtetit shqiptar, në borxhin e pashlyer dhe në disiplinën fiskale të tij. Grupi parlamentar demokrat do të votojë kundër këtij projekligji”, shprehet deputetja.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037291049957275