INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hahn për protestën e opozitës: Një pamje flet më shumë se njëmijë fjalë

Hahn për protestën e opozitës: Një pamje flet më shumë se njëmijë fjalë

Publikuar më: 17:44 16-05-2019

Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, në një intervistë për Deutsche Welle ka deklaruar se imazhi aktual i Shqipërisë e vështirëson shumë një vendim pozitiv pro negociatave.

Duke iu referuar dhunës në protestat e opozitës, Hahn thotë se “një pamje flet më shumë se njëmijë fjalë”.

“Imazhi që lë një vend ka ndikim shumë të madh te vendimmarrësit në Bashkimin Evropian. Këta janë përfaqësuesit e popullit dhe qytetari i thjeshtë që shikon pamjet e transmetuara në televizion e ka të vështirë ta kuptojë kur dëgjon se ky vend na qenka gati për të filluar bisedimet e anëtarësimit në BE. Pra, edhe një herë apeli im për përgjegjësit është që të jenë të vetëdijshëm për këtë situatë dhe se dihet që një pamje flet më shumë se njëmijë fjalë”, ka deklaruar Hahn.

Për zgjidhjen e krizën, Hahn thotë se është detyrë e qeverisë që t’i afrohet opozitës, por edhe PD-LSI duhet të përfshihen në mënyrë konstruktive në dialog.

“Është detyrë e qeverisë që t’i afrohet opozitës dhe detyrë e opozitës që të vetëpërfshihet në mënyrë konstruktive, kritike por edhe të angazhuar. Kemi të bëjmë edhe me imazhin që jep Shqipëria në planin ndërkombëtar”, ka deklaruar ai.

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0081140995025635
    array(1) { ["section"]=> string(76) "hahn-per-protesten-e-opozites-nje-pamje-flet-me-shume-se-njemije-fjale-93974" }