INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama sulmon pedagogët që vendosën për grevë: Mark Markëve duhet t’i bëni disa pyetje

Rama sulmon pedagogët që vendosën për grevë: Mark Markëve duhet t’i bëni disa pyetje

Publikuar më: 12:55 02-02-2019

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një bisedë me disa student në sallën e re të rikonstruktuar të studimit, te Konviktet e Mjekësisë. Ai është përgjigjur disa pyetjeve të studentëve, e njëkohësisht ka reaguar për grevën e nisur nga pedagogët. 

“Mark Markve duhet t’i bëni një pyetje, se kërkesat e studentëve lidhen me ata, me universitetin. Të gjitha këto që kërkoni ju duhet t’i bënin ata. Duhet t’i pyesni ata janë dakord për vlerësimin e titujve akademikë? E duan apo nuk e duan dhe jo të thonë po, por kur e duan e si i duan. Kush po i denigron pedagogët. Nuk kanë të drejtë studentët kur thonë që na shesin librat?! Pyetja e dytë, duhet të na thonë janë dakord për shitjen e librave të pedagogëve? Pyetja e tretë është a janë dakord apo jo që çdo vit studentët të bëjnë një vlerësim të performancës së pedagogëve? A janë dakord ata që të vlerësohen nga ju? Aty do kuptohet se për çfarë e bëjnë grevën, e bëjnë për ju apo se s’duan. Për çfarë e kërkojnë abrogimin e ligjit. Ne duam t’u japim përgjigje kërkesave të studentëve një për një. Një pjesë e këtyre kërkesave janë për Universitetin. Duhet ta bëjnë pedagogët. Gjithë studentët më shkruajnë mua, ‘mos ua lër në dorë atyre’. Këta që bërtasin, dhe që bëjnë greva dhe që ulërijnë duhet të përgjigjen. Po e morët dot përgjigjen hajdeni më lajmëroni”, tha kryeministri.

Ndërkohë, librat e pedagogëve Rama i cilësoi mizerabël. Ditën e djeshme, Asambleja e Pedagogëve ka marrë vendimin, që pas përfundimit të afatit një javor që i kishin lënë qeverisë për plotësimin e kërkesave të tyre, të nisin grevën e pedagogëve.

Article Logic
Execution time: 0.0040228366851807