INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grabitja, Balluku konferencë urgjente për shkeljet e koncensionarit të aeroportit

Grabitja, Balluku konferencë urgjente për shkeljet e koncensionarit të aeroportit

Publikuar më: 11:50 11-04-2019

Ministrja për Infrastrukturën, Belinda Balluku pas grabitjes spektakolare në Rinas ka dalë në konferencë për të sqaruar qëndrimin që do të kenë autoritetet shtetërore përballë koncesionarit që ka një kontratë për aeroportin. Sipas saj koncensionari është shkaktar i cënimit të sigurisë kombëtare, pasi nuk ka kryer investime ndaj dhe grabitjet janë përsëritur kaq shpesh.

“Nuk e prisnim këtë përsëritje të situatës dhe masat që janë marrë nga koncensionari ishin të pamjaftueshme. Koncesionari nuk është i interesuar për të investuar për sigurinë e aeroportit duke cënuar sigurinë kombëtare. Kam kërkuar që në Tiranë të vinë përfaqësuesit me të lartë të Everbright. Menaxhmenti i TIA ka treguar mungesë profesionalizmi. Ka qenë një komunikatë e pamenduar dhe parakorduar mes Tiranës dhe Hong Kongut. Kjo është një çështje që duhet hetuar nga prokuroria. Koha ka mbaruar për të toleruar koncesionarin kinez për të vazhduar e ndërtuar parkingje dhe të mos plotësojë parametrat e sigurisë. Cilësia në aeroportin e Rinasit do të ndryshojë sepse ka ardhur koha që të investohet edhe në shërbim sepse koncesionari po luan me këtë kontratë dhe nuk po e merr seriozisht,” tha Balluku.

Nga ana tjetër ajo theksoi se nga Autoriteti i Aviacionit Civil janë konstatuar herë pas here mospërmbushje të kushteve dhe kjo i është transmetuar koncesionarit duke i lënë afat për ndërhyrjet. Balluku shton se në disa raste janë bërë modifikime të vogla aty ku ka ndodhur problemi, ose është premtuar një afat kohor për të marrë këto masa ose është vendosur të bëhet investimi minimal i kërkuar.

“Po ju jap rastin e derës A nga ku ka ndodhur problemi në 2016. Sa i përket rrethimit të aeroportit ankesi 17 i ICAO është i qartë. Shpjegon sa i lartë të jetë betoni, sa i trashë rrethimi dhe sa i paprekshëm duhet të jetë. Këto janë bërë në mënyrë sipërfaqësore. Sipas llogarive koncesionari paguan gjobat që vendosen nga autoritetet, por s’do të përmbushë kushtet e sigurisë. Ne kemi kuptuar që koncesionari nuk do të ndërmarrë asnjë lloj mase. Këtu ndodhemi në një situatë ku do na duhet të ndërhyjmë edhe jashtë rregullave” sqaroi Balluku.

Article Logic
Execution time: 0.0038819313049316