INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata e Apelit lë në burg Albin Kurtin dhe Donika Kadaj-Bujupin

Gjykata e Apelit lë në burg Albin Kurtin dhe Donika Kadaj-Bujupin

Publikuar më: 10:12 07-12-2017

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti është lënë në burg nga gjykata e Apelit të Kosovës. Edhe kolegia e tij Donika Kadaj Jaupi ka pasur të njëjtin fat. Gjykata e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e avokatit mbrojtës të akuzuarit, deputetit Albin Kurti, kundër aktvendimit mbi caktimin e masës së paraburgimit prej 1 muaji, të nxjerrë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, më 27.11.2017. Kurti së bashku me Bujupin, Albulena Haxhiun dhe Faton Topalli akuzohen për kryerje të veprës penale: “ Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 375 paragrafi 1 i Kodit Penal të Kosovës dhe Veprën penale; “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” nga neni 409 i te njëjtit kod. Gjykata, ka vlerësuar se pretendimet ankimore të mbrojtjes janë të pa bazuara pasi të akuzuarit Albin dhe Donika me 26.11.2017,kanë shkelur masën e arrestit shtëpiak, të caktuar nga ana e Gjykatës së Apelit më 25.11.2017. Për këtë arsye trupi gjykues ka vendosur masën e arrestit me burg.

Article Logic
Execution time: 0.00401091575623
array(1) { ["section"]=> string(71) "gjykata-e-apelit-le-ne-burg-albin-kurtin-dhe-donika-kadaj-bujupin-44189" }