INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

‘From Paris with love’, Nicole Scherzinger përshëndet shqiptarët [VIDEO]

Publikuar më: 14:05 03-03-2018

Gjatë këtyre ditëve në Paris është duke u zhvilluar java e modës.

Të pranishëm në Pasarelat e Francës janë edhe shumë prej yjeve të skenës botërore aktorë e këngëtarë.

Edhe Armina Mevlani ka zgjedhur të jetë e pranishme në një prej sfilatave. Dhe duket se ajo jo vetëm po i shijon por është takuar edhe me këngëtaren e Pussycat Dolls bukuroshen Nicole Scherzinger. Në një video të postuar në Instagram Armina i afrohet dhe Nicole na përshëndet të gjithëve.

‘Hello Albania’ shprehet Nicole.

Ndërsa në pasarelë prezantoheshin koleksionet e reja, e gjithë vëmendja ishte tek bukuroshja Nicole, e cila ishte e ulur në rreshtin e parë të sallës, mjaft elegante dhe me stil në të veshur si gjithmonë.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.003727912902832