INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flori Mumajesi ''theu heshtjen'' pas rikthimit të Elvanës, por me siguri s'ka të bëjë fare me të! [VIDEO]

Flori Mumajesi ''theu heshtjen'' pas rikthimit të Elvanës, por me siguri s'ka të bëjë fare me të! [VIDEO]

Publikuar më: 23:07 02-02-2019

Elvana Gjata prej disa muajsh u largua nga skena muzikore dhe mbajti një profil të ulët, por gjatë gjithë kësaj kohe ajo ka qenë në qendër të vëmendjes që pas ngjarjes së bujshme në ish-bllok. Ka pasur shumë reagime në drejtim të këngëtares, megjithatë Elvana ka zgjedhur që të rrijë e heshtur.

Epo heshtja e saj si duket mori fund mbrëmjen e djeshme. Me një postim në llogarinë e saj ‘Instagram‘, ajo ka rrëfyer momentet e vështira që ka përjetuar.

‘Nuk e kam aspak te lehte kete moment, por e kuptoj qe me duhet ti them dy fjale, pasi u detyrohem shume te gjithe atyre qe cdo dite me kane shkruar duke me pyetur per shendetin, e duke me ofruar mbeshtetjen e tyre… kolege, miq, te aferm, dhe sigurisht ata qe kurre nuk me kane braktisur e kurre nuk kane reshtur me dashurine e tyre ndaj meje dhe muzikes time, fansat e mi.’ ishin fjalët e këngëtares.

Kthimi i këngëtares i bëri të lumtur pothuajse të gjithë artistët shqiptarë dhe personazhe të tjerë publikë duke i uruar mirëseardhjen dhe i thanë fjalë të ngrohta, por disa media online vunë në dukje faktin që nuk reagoi Flori Mumajesi pasi qëndroi të rrijë i heshtur dhe urimi i tij për rikthimin e Elvanës mungonte.

eshtj.png

 

Dhe të themi të drejtën ishte diçka që pritej. Mirëpo u pa gjithashtu që Flori pasi postimit të Elvanës nuk ka bërë asnjë postim në rrjetet sociale dhe u mendua që s’do reagojë fare, por mbrëmjen e sotme ai publikoi një video në instastory ku shfaqet një fëmijë i vogël teksa dëgjon këngën e Florit “PLAS” dhe thotë që po e bën të qajë ashtu si Ylli Limani.

Flori from Vimeointv.al on Vimeo.

Article Logic
Execution time: 0.0042788982391357