INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Më ke mua…''/ Flori Mumajesi është në lidhje me Fifin apo me Kejsin? Zbulohet më në fund e vërteta! [FOTO]

''Më ke mua…''/ Flori Mumajesi është në lidhje me Fifin apo me Kejsin? Zbulohet më në fund e vërteta! [FOTO]

Publikuar më: 00:46 02-01-2019

Dy muaj më parë bëri bujë në rrjete sociale një video e Florit dhe Fifit në momente intime si të dashuruar, ç'ka nisi edhe thashethemet se ata janë në një lidhje. Por vetëm pak ditë më vonë u tha se Flori në të vërtet ishte i lidhur me Kejsi Tolën prej 6 muajsh.

E si të mos mjaftonin këto lajme, ata ishin të ftuar në emisionin e Luanës dhe me “lojërat” e Florit ai na bëri edhe më shumë konfuzë. Gjatë lojërave Kejsi duhej të zgjidhte se me kë do martohej dhe Flori nga ana tjetër i thotë “Më ke mua” (pjesë nga teksti i këngës së Kejsit).

Më pas Kejsi në lojën “Shiko kush përgjigjet” pyetet nëse është single, dhe ajo tregon që po është single. Ndërsa Luana duke e ngacmuar i kthehet Florit duke i thënë: ‘’Po kjo thotë është single, ti i thua më ke mua, nuk po marr vesh çfarë po ndodh”.

Fifi si gjithmonë me humorin e saj të paparë shprehet: “Kejsin e ka dashnore, mua më ka grua, na ka të dyjave.”

E pavarësisht batutave për lajmet që e kanë bërë Florin të lidhur me të dyja këngëtaret, u kuptua se ai nuk është në një lidhje as me Kejsin dhe as me Fifin.

lodr.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039839744567871