INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fleckenstein i paparashikueshëm, vizitë në Shqipëri. Kë takon?

Fleckenstein i paparashikueshëm, vizitë në Shqipëri. Kë takon?

Publikuar më: 12:49 18-09-2017

Raportuesin e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Knut Fleckenstein ka zhvilluar një vizitë të paparashikueshme në Tiranë, ku pritet të takohet me krerët e politikës dhe shtetit . takimin e parë e ka zhvilluar me presidentin Ilir Meta, ku kanë bashkëbiseduar për më shumë se 45 minuta së bashku. Zyra e shtypit e Presidencës ka zbardhur disa detaje të takimit.
Njoftimi i Presidentit:
“Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta priti sot dhe zhvilloi një takim pune me Raportuesin për Shqipërinë pranë Parlamentit Evropian, zotin Knut Fleckenstein. “Avancimi i reformave gjithëpërfshirëse dhe me konsensus sa më të gjerë mes pozitës dhe opozitës, me qëllim integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe mundësimi i një klime politike mirëbesimi dhe bashkëveprimi të ngushtë është shumë i rëndësishëm në këtë proces.” – u shpreh Presidenti Meta. Presidenti i Republikës nënvizoi se një rëndësi madhore ka zbatimi i Reformës në Drejtësi, në veçanti ecuria e procesit të Vetingut, me synim krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja të drejtësisë”.
Gjatë qëndrimit në Tiranë Fleckenstein do të takohet me Kryeministrin Edi Rama, kreun e opozitës Basha si dhe me kreun e grupit kuvendor Taulant Balla.

Article Logic
Execution time: 0.0034010410308838