INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fleckenstein: Negociatat e Shqipërisë me BE çelen në muajin mars të 2018

Fleckenstein: Negociatat e Shqipërisë me BE çelen në muajin mars të 2018

Publikuar më: 11:20 19-09-2017

Shqipëria merr një lajm shumë të mirë nga Brukseli. Është raportuesi për Shqipërinë Knut Fleckenstein, i cili në konferencën për shtyp pas takimeve që pati me përfaqësuesit politik tha se vendi ynë mund të çelë negociatat në fillim të vitit të ardhshëm.
Knut Fleckenstein:
“Natyrisht nuk duhet të harrojmë se në fakt që përgjegjësia për çeljen e negociatave është e Këshillit Evropian dhe jo e Parlamentit Europian. Ne në parlamentin evropian do të punojmë dhe të inkurajojmë të gjithë aktorët, qofshin këto komisioni apo këshilli Europian, që negociatat me Shqipërinë të çelen gjysmën e parë të vitit që vjen, gjithmonë nëse Shqipëria vazhdon me rrugën e reformave vendimi do të mund të merret në mars ndërkohë që pastaj të fillojë çdo gjë në qershor. Por dua të theksoi faktin që nuk është parlamenti evropian ai që do të marrë vendimin por Këshilli, megjithatë Shqipëria të vazhdojë të punojë shumë ën mënyrë që të çelë negociata”.

Article Logic
Execution time: 0.003648042678833