INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Festimet e 1 qershorit! Nxënësit surprizojnë nëpër rrugët e Tiranës...[FOTO]

Festimet e 1 qershorit! Nxënësit surprizojnë nëpër rrugët e Tiranës...[FOTO]

Publikuar më: 10:36 01-06-2018

Në kryeqytet janë mbledhur nxënësit e qindra shkollave në vend dhe në ditën e tyre kanë zgjdhur "të pushtojnë" Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Dita është e tyre dhe sot e kanë ata vendin në dorë! Nxënësit kanë marshuar përgjatë bulevardit duke dhënë mesazhe optimiste për të gjithë fëmijët në mbarë vendin. Çdo shkollë përfaqësohet me nxënësit më shembullorë dhe ata specifikohen nga ngjyrat e rrobave. Shkolla Isa Boletini në kryeqytet kishte zgjedhur simbolet kombëtare kuq e zi e ky është një mesazh i qartë që ata dhanë: Vendi duhet të duhet fort!

shkollaok.jpg

Edhe ata të shkollës Fan Noli dalloni për ngjyrën e bardhë atë të paqes. Nëpër duar mbanin simbole të veçanta nga tullubace, shirita festive plot ngjyra dhe balona.

Edhe në sheshe të tjera janë mbajtur koncerte festive dhe shfaqe teatrale për fëmijë.

 shkolla_2okkk.jpg

shok.jpg

shkook.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040168762207031