INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Festohet Kurban Bajrami, ndahen urime dhe bekime...

Festohet Kurban Bajrami, ndahen urime dhe bekime...

Publikuar më: 09:34 12-09-2016

Besimtarët e myslimanë kanë nisur festimet për Kurban Bajramin, festa e dytë më e madhe myslimane pas Fitër Bajramit. Besimtarët kanë nëisur ceremoninë me lutjen e madhe në shesh dhe për të vijuar më pas me drekën ku bëhet një kurban dhe me vizita tek të afërmit dhe miqtë. Besimtarët kanë falur namazin e sakrificës, të gjithë bashkë në qëndër të Tiranës, pasi ende xhamia e madhe është duke u ndërtuar.

Kryetari i komuniteti Mysliman Skënder Bruçaj tha se lutjet janë për të gjithë bashkëkombësit për të rritur mirëkuptimin, dashurinë për njëri-tjetrin dhe të solidarizohen me njerëzit në nevojë.
“Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! Të nderuar besimtarë. Në një ditë të tillë feste, në të cilën atmosfera shpirtërore ndihet anembanë, dua t’ju përcjell urimet më të mira: qofshi të gëzuar e në paqe me të gjithë të dashurit e zemrës. Besimtarët myslimanë shprehin devotshmërinë e tyre duke bërë kurban dhe duke u solidarizuar me fqinjët dhe njerëzit në nevojë.” – tha Bruçaj.

Në faljen e mëngjesit kanë mbajtur ligjërat dhe imamë të tjerë duke shpërnadrë fjalën e zotit.

Article Logic
Execution time: 0.0037329196929932