INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Burri kërcënon me armë zjarri gruan 20 vite më të re

Burri kërcënon me armë zjarri gruan 20 vite më të re

Publikuar më: 10:43 12-09-2016

Një grua 41 vjeçe ka rënë pre e dhunës së vazhdueshme nga bashkëshorti i saj, i cili ishtë më shumë se 20 vite më i madh se ajo. Dhuna ka arritur kulmin, kur bashkëshorti 63 vjeç ka kanosur me armë zjarri bashkëshorten e tij 41 vjeçare. Në këtë moment ngjarja është denoncuar në polici, ndërsa pas ndërhyrjes së uniformave blu, 63 vjeçari nga Ura vajgurore është prangosur. Mësohet se në momentin që është arrestuar nga policia, 63 vjeçarit Dhimo Ziu, i është gjetur dhe arma e zjarrit me të cilën ai ka kanosur bashkëshorten e tij.
Njoftimi i Policisë:
“Dhimo Ziu, 63 vjeç u arrestua një ditë më pari pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur me armë zjarri bashkëshorten shtetasen A.Z, 41 vjeçe, banuese në  Urë Vajgurore. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit, model 56.  Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake” dhe “Kanosja”, parashikuar nga nenet 130/a, 278 dhe 84 të Kodit Penal”.

Article Logic
Execution time: 0.0037319660186768