INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Festë franceze dhe lot kroatësh! Franca KAMPIONE e BOTËS, Kroacia humb me nder! [VIDEO]

Festë franceze dhe lot kroatësh! Franca KAMPIONE e BOTËS, Kroacia humb me nder! [VIDEO]

Publikuar më: 18:56 15-07-2018

Franca është kampione e Botës për vitin 2018 në turneun e zhvilluar në Rusi. Skuadra e Didier Deschamps ka fituar 4-2 në finalen e madhe të luajtur në “Luzhniki Stadium”, në një duel që dhuroi shumë emocione dhe gola.

Ishte një sfidë me shumë të veçanta, duke filluar nga autogoli i parë i shënuar në një finale nga Mandzukic. Hera e parë që nga finalja e 1970-ës që fituesi shënon katër gola, si dhe VAR-i që vendosi penalltinë e shndërruar në gol nga Griezmann.

Dueli nisi më shumë ritëm teksa kroatët ushtruan më shumë presion në minutat e para, por të parët që do të shënonin ishin francezët. Në minutën e 18-të, Griezmann krosoi në zonë, atje ku Mandzukic, në tentativë për të larguar topin, e dërgoi në rrjetën e tij.

Por Kroacia kundërpërgjigjet menjëherë me Ivan Perisic. Por pak minuta përpara se të mbyllej pjesa e parë francezët fitojnë një penallti që është akorduar pas konsultimit me VAR. Griezmann shënon me qetësi dhe lejon të tijtë të futen në dhomën e zhveshjes me qetësi dhe eufori. Pas pushimit vijnë dy gola të shpejtë të Pogba dhe Mbappe që vulosin fitoren për francezët. Por një gabim i Lloris lejon Mandzukic të ringjallë shpresat e ballkanasve të cilët ushtrojnë presion me energjitë e mbetura për të bërë të pamundurën.

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0089519023895264
    array(1) { ["section"]=> string(88) "feste-franceze-dhe-lot-kroatesh-franca-kampione-e-botes-kroacia-humb-me-nder-video-65150" }