INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ermali e pyet Arian Çanin se ku do e puthte Kejvinën, përgjigja e tij e la pa fjalë bukuroshen, ja si reagon ajo kur moderatori tenton ta puthë [FOTO]

Ermali e pyet Arian Çanin se ku do e puthte Kejvinën, përgjigja e tij e la pa fjalë bukuroshen, ja si reagon ajo kur moderatori tenton ta puthë [FOTO]

Publikuar më: 22:29 05-05-2018

Në fakt pritej diçka e tillë nga Arian Çani!

Ai është një nga gazetarët më të mirë në vend dhe pyetjet e tij janë me të vërteta epike. Mbrëmjen e sotme Arian Çani ishte i ftuar në “Xing me Ermalin” dhe mes shumë batutash me shumë interes ishte edhe pyetja pikante e Kejvinës. Mirëpo kjo e fundit nuk mundi t’ia bënte pyetjen Çanit dhe Ermali vendosi që ta pyeste vetë. Pyetja e tij ishte shumë interesante, “ku do e puthje Kejvinën në emisionin tim”. 

Ai nuk hezitoi aspak dhe tha se do e puthte në të pasme, por edhe pse Kejvina ngeli me gojë hapur, me siguri e priste diçka të tillë.

xing.jpg

Aai ka tentuar të puthë në buzë velinën e emisionit Kejvina Kthella, por ajo është shmangur duke lëvizur mënjanë kokën.

Çani: E shikon, e pe që e hoqi buzën? Tentova, por ajo iku. S’ka faj është ose babai, ose vëllai ose çuni xhaxhait…

Kthella: Ose jam thjeshtë unë që nuk dua…

Çani: Mund të jetë edhe kjo që nuk do, por kjo është pak e besueshme. Ishte test…

puth.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0044739246368408