INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edi Rama në kërkim të PO-së nga Gjermania

Edi Rama në kërkim të PO-së nga Gjermania

Publikuar më: 10:03 13-09-2019

Kryeministri Edi Rama ka nisur takimet për të kërkuar mbështetje nga vendet e Bashkimit Europian për Shqipërinë. Takimet po nisin nga Gjermania, vend I cili mban një peshë të madhe të vendimin final të BE-së për Shqipërinë. 

Këtë të premte Rama, i shoqëruar nga ministri në detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj po zhvillon takim me përfaqësues të Bundestagut. Ai ka marrë pjesë në Komitetin e Çështjeve Europiane të Bundestagut, për të kërkuar PO-në e parlamentit gjerman për Shqipërinë, siç thotë kryeministri. "Bashkëbisedim i hapur dhe pozitiv", shkruan Rama në Facebook.

Article Logic
Execution time: 0.0040171146392822