INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E “akuzuan” se kishte mbajtur të fshehur vëllain e saj, reperin e njohur, shpërthen keq Aulona Musta: Nga gjithë kjo...[FOTO]

E “akuzuan” se kishte mbajtur të fshehur vëllain e saj, reperin e njohur, shpërthen keq Aulona Musta: Nga gjithë kjo...[FOTO]

Publikuar më: 22:58 02-05-2018

Aulona Musta është një nga gazetarët më të njohura në Shqipëri e cila jo vetëm që “thumbon” të gjithë personazhet e njohur, por edhe i thotë gjërat më troç se askush tjetër.  Ditën e djeshme, moderatorja e njohur publikoi një foto ku uroi një mashkull për ditëlindjen, por e quajti atë vëllaçko.

“Gëzuar ditëlindjen vëllaçko im. Ti i ke të gjitha mor burrë, s’di as çfarë të të uroj. Megjithatë publikisht po të them që të dua shum” – ka shkruar Aulona në urimin e postuar për vëllain e saj.

xhino.jpg

 

Mirëpo ky lajm duket se u keqkuptua nga portalet të cilët e morën si vëllain e saj të vërtetë. Pas gjithë lëmshit të krijuar në media, Aulona nëpërmjet një postimi sqaron që ajo nuk ka vëlla.

“Pasi pashë që lajmi për vëllain qe unë e kam fshehur gjithë këto kohë mori dhenë sot nëpër portale, po ju sqaroj të gjithëve që unë nuk kam mbajtur asgjë të fshehtë sepse unë nuk kam një vëlla. Xhino eshte djali im i tezes që unë e dua dhe e kam si vëlla. Gjithësesi nga gjithë kjo zallamahi dy gjëra janë shumë të sakta, ai është reper dhe shumë i bukur”, shkruan Aulona në foton sqaruese.

mus.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038578510284424