INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E akuzuan për operacione plastike, Marina Vjollca poston këtë FOTO pa pikë grimi dhe si duket e ka me gojët e liga!

E akuzuan për operacione plastike, Marina Vjollca poston këtë FOTO pa pikë grimi dhe si duket e ka me gojët e liga!

Publikuar më: 18:42 11-04-2019

Ditën e djeshme Marina Vjollca u përball me një komentuese që mendonte se bukuria e saj është falë operacioneve plastike.

Moderatorja shqiptare iu përgjigj dje një ndjekëseje që i kishte komentuar në njërën nga fotot në Instagram.

“Bukuri me operacione plastike!”, i shkruante ajo ndërsa Marina ia ktheu: “Akoma me kështu komentesh”!

Dukej sikur moderatorja ishte lodhur duke u dhënë shpjegime fansave në lidhje me këtë çështje, por sot ajo u kujdes të tregojë bukurinë e saj natyrale që në pikë të mëngjesit.

Marina ka publikuar një foto ku shfaqet e sapo zgjuar nga gjumi, me pizhame.

“Nise mëngjesin me një buzëqeshje!” shkruan bukuroshja e ekranit e cila ka ekspozuar gjoksin në foton e mëngjesit.

Nuk e dimë, a u bindët tani për bukurinë natyrale të Marinës apo doni akoma?

1-25.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037670135498047