INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dua Lipa pjesë e filmit gjigand hollivudian? Publikohet VIDEOJA

Dua Lipa pjesë e filmit gjigand hollivudian? Publikohet VIDEOJA

Publikuar më: 19:04 24-01-2019

Më në fund dua Lipa ka publikuar këngën e shumëpritur "Swan Song" e cila do të jetë dhe pjesë e kolonës zanore të filmit 'Alita: Battle Angel'.

Dua kësaj radhe shfaqet shumë artistike me plot elemente mistike sjellin artisten në performancën e një vajze superheroinë.

Filmi i animuar nga regjizori James Cameron (Avatar) dhe Robert Rodriguez (Sin City), është një aventurë epike e shpresës dhe fuqizimit.

Kur Alita (Rosa Salazar) zgjohet pasi ka humbur kujtesën në botën e së ardhmes, ajo nuk e njeh veten.

Nën kujdesin e Idos (Christoph Waltz), një mjek i dhembshur ajo mëson zemrën dhe shpirtin e një gruaje të re me një të kaluar të jashtëzakonshme.

 

Article Logic
Execution time: 0.004223108291626