INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Chris Brown u arrestua pasi e rrahu keq fare, Rihanna habit me atë që thotë për akuzat e përdhunimit ndaj këngëtarit

Chris Brown u arrestua pasi e rrahu keq fare, Rihanna habit me atë që thotë për akuzat e përdhunimit ndaj këngëtarit

Publikuar më: 18:19 24-01-2019

Edhe pse u ndanë një dekadë më parë, Rihanna është ende e shqetësuar për Chris Brown dhe akuzat për përdhunim që janë ngritur ndaj tij.

Një grua në Paris ka ngritur akuza se Chris e ka përdhunuar, ndërkohë që këngëtari 29 vjeçar thotë se ajo po gënjen.

Policia franceze e liroi nga akuzat dhe i dha gjendje të lirë për t’u larguar nga Franca, por tashmë është Brown ai që do të çojë në gjyq viktimën për mashtrim.

Sipas “Hollywood Life” burime të sigurta pranë Rihannës thonë se:

“Rihanna ndjehet tmerrësisht keq për akuzat e fundit të ngritura ndaj Chris Brown. Ajo e ndjen që është shumë e vështirë të vërtetosh të kundërtën e paragjykimeve, por i duhet të presë dhe beson se e vërteta do të dalë në dritë.”

“Rihanna shpreson që ky të jetë një mësim i mirë për Chris, që të tregohet më i kujdesshme për veprimet e tij, ku është dhe më kë e rrethon veten. ”

Duhet kujtuar se fansat mbanin një qëndrim negativ ndaj Chris për këto akuza pasi ai në vitin 2009 a arrestua nga policia për sulmin ndaj të dashurës së atëhershme, pikërisht yllit të pop-it, Rihannës.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0032851696014404