INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dj Blunt e ofendoi rëndë duke e quajtur “k***ë” në video, ja si reagon Ledri Vula [FOTO]

Dj Blunt e ofendoi rëndë duke e quajtur “k***ë” në video, ja si reagon Ledri Vula [FOTO]

Publikuar më: 14:48 23-02-2018

Shoqëria është kthyer në armiqësi!

Dikur Dj Blunt e Real 1 ishin shokë me Ledrin dhe me siguri të gjithë e mbani mend bashkëpunimin e tyre të suksesshëm “Nëse m’don ti”, por sot gjithçka është ndryshe.  Dyshja Dj Blunt dhe Real 1 kanë postuar një seri videosh në Instastory ku kanë ofenduar rëndë dy shokët Ledri Vulën dhe Gjikon.

Sipas Blunt, gjithçka ka nisur kur ai dhe Real 1 kanë qenë gati duke publikuar këngën “Nëse m’don ti”. Ai shpjegon se pak para publikimit, Vula u ka kërkuar atyre që të bëjë remix-in e këngës. Ai tregon se Ledri është zhdukur dhe nuk ka treguar respekt ndaj tyre dhe e ka akuzuar më tej reperin se kur ka qenë me ta, ka sharë të gjithë miqtë tij të tanishëm, si Lumi B.

Në videot e shumta të postuara në Instagram Blunti dhe Real 1 e shajnë rëndë Ledrin duke e cilësuar si k***ë, hipokrit dhe mosmirënjohës.  Por si ka reaguar Ledri pas akuzave të rënda? Ju themi ne që në mënyrën më të mirë të mundshme. Nëse prisnit ndonjë video duke sharë, gaboheni!
Ai nuk duket aspak i shqetësuar dhe ka postuar një seri fotosh teksa është duke u relaksuar në Brezovicë.  Siç duket, Ledri do të na tregojë se nuk po i intereson fare kjo zhurmë e madhe në Instagram.

collageledrivula.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035650730133057