INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhe do e bëjnë gjithë jetën! Kjo është gjëja për të cilën meshkujt gënjejnë më shumë kur dalin në takimin e parë! [FOTO]

Dhe do e bëjnë gjithë jetën! Kjo është gjëja për të cilën meshkujt gënjejnë më shumë kur dalin në takimin e parë! [FOTO]

Publikuar më: 20:49 14-11-2018

Nuk është sekret! Jo gjithmonë njerëzit priren të jenë të sinqertë, sidomos me ata persona që i takojnë për herë të parë në jetë. Disa anë të karakterit ekspozohen më shumë se anët e errëta, dhe kjo është e pranueshme. Sidomos kur po del në takimin e parë me një femër dhe krahas interesit të hapur që i shfaq asaj, do të tregosh të vërtetat e tua si asnjëherë më parë. Por, sipas një studimi të fundit, në një sondazh ku morën pjesë plot një mijë e 300 meshkuj, ata befasisht zbuluan gjënë për të cilën gënjejnë më shumë kur dalin për herë të parë në një takim me një femër që u pëlqen.

Sondazhi i BodyLogicMD zbulon një seri gjërash për të cilat burrat dhe gratë gënjejnë masivisht kur dalin në një takim, por është një gjë që kryeson ndër të tjera: numri i partnerëve seksual. Studiuesit thonë se dëshira për të rritur potencialisht numrin e partnerëve, bëhet që të duken sa më romantik në sytë e vajzës që kanë interes, dukshëm që ata të mos duken pa përvojë në jetën seksuale, sipas revistaclass. Ky është elementi që kryeson listën. Por, veçmas tij, mësoni edhe nëntë gjërat e tjera për të cilat meshkujt gënjejnë më shumë në takimin e tyre të parë me një femër:

10 gjërat për të cilat meshkujt gënjejnë më shumë në takimin e parë:

Numri i partnerëve seksual 44.6%

Të ardhurat - 37.5%

Kushtet e jetesës - 30.4%

Hobitë - 26.8%

Profesioni - 25.0%

Statusi i marrëdhënieve - 21.4%

Niveli i arsimit - 14.3%

Pesha - 12.5%

Gjatësia - 7.1%

Emri - 5.4%

Sondazhi gjithashtu tregon se pothuajse tre nga katër meshkuj gënjejnë për diçka, gjë që vetëm i inkurajon ata drejt pandershmërisë. Ndërsa, disa nga këto gënjeshtra duket sikur kanë kuptim, sikur të mos jenë të vërteta në lidhje me të ardhurat ose situatën e jetesës, ndërsa të gënjyerit edhe për emrin është thjesht e papritur.

liar.png

Article Logic
Execution time: 0.003777027130127