INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për të gjithë ju që nuk i ndaheni dot kafesë! Ja çfarë duhet të dini [FOTO]

Për të gjithë ju që nuk i ndaheni dot kafesë! Ja çfarë duhet të dini [FOTO]

Publikuar më: 19:13 14-11-2018

Për disa njerëz të zgjohen nga gjumi pa pirë njëhëere kafen është diçka që thjesht nuk funksionon dhe nuk do ta bënin kurrë, e për disa të tjerë është thjesht normale, nuk ka një rrugë të mesme për këtë!

Por teprimi si në ushqime po ashtu dhe në pije është gjithmonë i gabuar.

Më poshtë janë efektet që sjell kafeja në momentin që teprohet:

Marrja e një doze të tepruar kafeine nuk e ndihmon aspak procesin krijues.

Përveç kësaj, ajo nuk ju ndihmon as për të fjetur.

Një studim eksperimental i kryer nga Universiteti i Nevadas ka treguar se efekti i kafeinës në një femër, mund të pengojë funksionin e disa qelizave të tubave të vezoreve, duke e bërë pothuajse të pamundur fekondimin.

Të pish shumë kafe, paraqet tendencën e shfaqjes së njollave të errëta mbi dhëmbët e parë.

Kjo pasi kafja dëmton smaltin e tyre.

Një tjetër studim nga Universiteti i Shkencave Psikologjike, “La Trobe University”, ka thënë se, pirja e sasive të tepruara të kafes, mund të shkaktojë halucinacione, për të parë gjëra që nuk ekzistojnë në realitet.

Nivelet e larta të kafeinës mund të çojnë në aritmi të forta zemre.

Kjo është deklaruar nga një studim i Universitetit të Modenas dhe Reggio Emilias, sipas të cilit ky është shkak për të mos e tepruar me të.

Article Logic
Execution time: 0.0037338733673096