INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Degët e postës po humbin funksionin! Po kthehen në banka...[VIDEO]

Publikuar më: 15:38 24-09-2018

Degët e postës po humbin funksionet. Shumica e tyre po zëvendësojnë bankat. Ato nga një vëzhgimi i IN Tv po përdoren gjithnjë e më shumë nga qytetarët për të kryer pagesa. Shumica e qytetarëve shkojnë dhe paguajnë faturat ujit dhe dritave. 

"Në postë vij për gjobat, paguaj dhe korentin" tha për IN Tv një qytetar. Ndërsa një tjetër thekson se paguan dhe tatimet.

Po veç këtyre qytetarëve, një tjetër ashtu siç ishte habitur dhe vetë na çuditi dhe ne kur tha se kompania ku ka marrë kredi e ka detyruar ta kryejë pagesën e këstit në postë. 

"Do paguaj një kredi, e hoqën nga banka e sollën në postë. Kjo është çoroditje," tha qytetari

IN Tv mësoi dhe një tjetër paradoks. Vetë punonjësit e postës rrogat i marrin në bankë në një kohë që institucioni ku punojnë shpërndan para pensionesh.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035240650177002