INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cila është gjëja më e bukur e të qënit ambasador? Lu rrëfehet para nxënësve

Cila është gjëja më e bukur e të qënit ambasador? Lu rrëfehet para nxënësve

Publikuar më: 11:09 08-05-2018

Të kalojë kohë me fëmijët duket se është pjesa më e bukur e kohës për ambasadorin e SHBA-së, Donald Lu.

Këtë e ka pohuar vetë kryediplomati amerikan para nxënësve shqiptarë.

Në një takim me disa nxënës, Lu është pyetur se cila është gjëja më e bukur e të qenit ambasador.

Në përgjigjen e tij  Donald Lu ka deklaruar se gjëja më e bukur e këtij profesioni është të takohet pikërisht me nxënësit.

'Të takoj të gjithë ju' u shpreh ambasadori.

Është ky postimi që ka hedhur në faqen e facebook Ambasada e SHBA-së në Tiranë ku duket edhe një foto e ambasadorit me disa nxënës.

Postimi Ambasadës
"'Foto e Ditës' “Cila është gjëja më e bukur e të qënit Ambasador?”, e pyeti një nga nxënësit e Turgut Ozal Ambasadorin Lu gjatë vizitës së tyre në Ambasadë. “Të takoj të gjithë ju”, iu përgjigj Ambasadori Lu",

Article Logic
Execution time: 0.0026929378509521