INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Braho kundër Ramës: Votimi i dekretit të shkarkimit të Ditmir Bushatit, në shkelje të ligjit

Braho kundër Ramës: Votimi i dekretit të shkarkimit të Ditmir Bushatit, në shkelje të ligjit

Publikuar më: 15:44 29-01-2019

Deputeti socialist Spartak Braho është shprehur se mazhoranca ka shkelur ligjin me votimin e dekretit të shkarkimit të Ditmir Bushatit. Vetë Braho ka abstenuar gjatë këtij votimi.

“Ai dekret ishte antikushtetues, edhe për faktin që erdhi 3-4 ditë me vonesë. Ai dekret kishte rënë, për çfarë do të votoja? Juristi ndjek logjikën dhe unë abstenova. Me logjikën time, deputetët e tjerë kanë shkelur ligjin”, tha Braho.

I pyetur nëse e mbështet padinë e Kryeministrit Rama ndaj Presidentit Meta për shkelje të Kushtetutës me mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm, Braho shtoi: “Duhet lexuar më parë padia, nuk mund të shprehem pa e lexuar atë padi”.

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0091729164123535
    array(1) { ["section"]=> string(96) "braho-kunder-rames-votimi-i-dekretit-te-shkarkimit-te-ditmir-bushatit-ne-shkelje-te-ligjit-85632" }