INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do të shpëtojmë nga ''prizat''/ Shkencëtarët konvertojnë sinjalet e Wi-Fi në energji

Do të shpëtojmë nga ''prizat''/ Shkencëtarët konvertojnë sinjalet e Wi-Fi në energji

Publikuar më: 14:54 29-01-2019

Imagjinoni një botë ku smartfonët, laptopët apo pajisjet e tjera elektronike marrin energji pa pasur nevojë të karikohen.

Shkencëtarët kanë shpikur një pajisje që konverton sinjalet e Wi-Fi në energji elektrike. Rezultati përfundimtar është një pajisje e vogël dy-dimensionale që mundësohet vetëm nga valët e Wi-Fi që kalojnë përmes saj.

Sipas studiuesve, Wi-Fi mund të bëhet burim i përhapur i energjisë në sajë të një gjysmëpërçuesi të avancuar që konverton sinjalin në një rrymë të dobishme të drejtpërdrejtë. Antenat e njohura si ‘rectennas’ kapin valët e Wi-Fi dhe i konvertojnë ato në energji pa tel, duke përdorur gjysmëpërçuesin.

Shkencëtarët aktualisht po punojnë që të krijojnë një shpërndarëse valësh më të fuqishme nga ç'është deri tani. Ajo do të jetë një pajisje fleksible pa bateri, e cila do të konvertojë energjinë nga sinjalet e Wi-Fi në energji elektrike, të cilën do ta marrin pajisjet e tjera teknologjike dhe do të karikohen.

Ata gjithashtu pretendojnë se pajisja që do te krijojnë, do të përhapë valë të cilat do të mbulojnë një zonë të madhe. Nga këto valë ata theksojnë se mund të punojnë dhe pajisjet mjekësore, përveç atyre për përdorim të përditshëm.

"Ne po vijmë me një projekt elektronik të së ardhmes, ku me shpërndarjen e këtyre valëve që pretendojmë të mbulojnë gjithë qytetin, do të bëjmë më të zgjuar çdo objekt që na rrethon", u shpreh profesor Tomas Palacios i cili udhëheq këtë studim.

Article Logic
Execution time: 0.0036540031433105