INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berisha ndalon marshimin dhe flet me policët: Ja çfarë u tregon [VIDEO]

Berisha ndalon marshimin dhe flet me policët: Ja çfarë u tregon [VIDEO]

Publikuar më: 13:27 26-05-2018

‘Ju të bëni vetting dhe ministri juaj të mos bëjë. E drejtë është kjo, absolutisht nuk është. Deri sa të bëjë vettingun ai, ne nuk i ndahemi. Punë të mbarë. Mos keni merak, asnjë shqetësim nuk do keni’ ishte ky diskutimi qëi sh-kryeministri Berisha zhvilloi me disa nga policët të cilët ishin në detyrë gjatë zhvillimit të protestës.

Berisha është ndalur për disa çaste për të biseduar me efektivët e policisë të vendosur përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Sali Berisha i ka pyetur efektivët e policisë nese është e drejtë që ato ti nënshtrohen procesit të vetting-ut ndërsa ministri i tyre jo.

Protesta e sotme zgjati dy orë ku u shënuan disa incidente pranë Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme.

Article Logic
Execution time: 0.0034739971160889