INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bashkitë ‘ngelin në klasë’. 60 prej tyre refuzojnë të publikojnë kontratat konçesionare [VIDEO]

Bashkitë ‘ngelin në klasë’. 60 prej tyre refuzojnë të publikojnë kontratat konçesionare [VIDEO]

Publikuar më: 16:44 28-09-2018

Pushteti vendor fsheh kontratat konçesionare. Janë 60 bashki, nga 61 që ka vendi ynë, që refuzojnë të bëjnë publike kontratat konçesionare. Ky është konkluzioni i Qendrës për çështjet e informimit publik INFOCIP, e cila ka monitoruar implementimin e infrastrukturës për zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit nga njësitë vendore për vitin 2018.

Gerti Shella:
“Ekspozimi i kontratave konçesionare është një nga pikat më të dobëta të pushtetit vendor. Atoi nuk i gjejmë të përfshira në programet e tyre të transparencës dhe këtu kam parasysh të gjitha bashkitë nga më e madhja tek më e vogla”. Është ndoshta vetëm bashkia Korçë që ka bërë një publikim”.
i Megjithëse pushteti vendor ka rritur informimin publik për çështjet e tjera, ka nga ato bashki që kanë ‘ngelin në klasë’, sa i përket informimit të qytetarëve. Gerti Shella, drejtor i Qendrës INFOÇIP lajmëron se janë 7 bashki që kanë notën 4 për implementimin e infrastrukturës për informimin publik.
Gerti Shella:
“Bashkitë jo kaluese. Cërrik 4 pikë, Has 4 pikë, Këlcyrë 4 pikë, Poliçan 4 pikë, Selenicë 4, Libohovë 3 pikë, Prrenjas 3 pikë”.
Qendra për Çështjet e Informimit Publik INFOÇIP zgjodhi ditën botërore të të drejtës së informimit për të bërë publike gjetjet e saj gjatë monitorimit të pushtetit vendor për zbatimin e ligjit. megjithatë në 5 treguesit e matur, njësitë e pushtetit vendor kanë përmirësuar implementimin e infrastrukturës së informimin e qytetarëve, duke arritur shifrën 86%.

Article Logic
Execution time: 0.0057010650634766