INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama me vendorët: Sillni projekte dhe shpenzoni fondet brenda vitit, në të kundërt digjen

Rama me vendorët: Sillni projekte dhe shpenzoni fondet brenda vitit, në të kundërt digjen

Publikuar më: 13:05 24-01-2017

Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni ka mbledhur krerët e Bashkive në vend për financimin e ujit dhe rrugëve rurale.
Në fjalën e saj, Gjermeni theksoi se është bërë e mundur ndërhyrja në bashki të harruara prej vitesh, si Tropojë, Selenicë, Orikum, Librazhd e se përmes fondit të zhvillimit janë investuar në rreth 26 bashki shumë projeke në ndihmë të komunitetin.
Në aktivitetin e zhvilluar në kryeministrit, ishte dhe Edi Rama që iu foli krerëve të Bashkive në vend dhe për financimin në sektorin e ujit. Edi Rama u shpreh se rrjeti i rrugëve rurale është i lidhur ngushtë me prodhimin dhe shërben si nxitje për fuqizimin e tregjeve bujqësore e shtoi se rrjeti i ujitjes dhe kullimit është domosdoshmëri dhe se të gjitha projektet duhet të mbyllen brenda një viti buxhetor.
“Kemi investuar 136 projekte nga bashkitë, dhe 540 projekte në të gjithë Shqipërinë, por cikli i projekteve duhet të mbyllet brenda një viti buxhetor. Rijetëzim i mëtejshëm të sistemit të ujitjes dhe kullimit, një tjetër fond për bashkitë. Fondi i vënë në dispozicion të bëhet efektiv sa më parë dhe në maj të kemi hyrë në fazën e ezaurimit të fondit të ri për ujitje kullimin”, tha Rama
Kryeministri porosti krerët e bashkive të ndihmojnë fermerët dhe të ngrenë qëndra grumbullimi me qëllim që të organizohet dhe shitja e produkteve të tyre.
Për Ramën rilindja urbane duket të kordinohet dhe me atë rurale ndaj iu tha drejtuesve vendor të të sjellin projekete të sakta me synimin që zonat rurale të zhvillohen ekonomikisht.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037450790405273