INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bashkia hap nesër aplikimet për 500 kredi të buta. Mësoni se cilat janë kriteret e reja

Bashkia hap nesër aplikimet për 500 kredi të buta. Mësoni se cilat janë kriteret e reja

Publikuar më: 16:12 15-04-2018

Bashkia e Tiranës hap nesër, më 16 prill aplikimet për kreditë e buta nga ku do të përfitojnë për 500 familje apo individ. Bashkia përcakton se aplikimet do të zgjasin për një periudhë njëmujore ndërsa mësohet se edhe procedurat që duhet të ndjekin qytetarët për fazën e parë kanë ndryshuar. Nëse më parë të interesuarit aplikonin direkt në Bashkinë e Madhe të Tiranës, tashmë ata duhet të drejtohen në njësitë administrative përkatëse. Seleksioni fillestar do të bëhet nga këto njësi, më pas të përzgjedhurit do të kalojnë për vlerësimin e fazës tjetër që bëhet pranë Bashkisë së Madhe.  “Bazuar në vendimin e Këshillit Bashkiak me nr. 28, datë 29.03.2018, për miratimin e Programit Social të Strehimit ‘Për subvencionimin e interesave të kredisë’ njoftohen të gjithë qytetarët e interesuar të paraqesin aplikimet e tyre sipas Aneksit nr. 2 për këtë program pranë njësive administrative që kanë vendbanimin, nga data 16.04.2018 deri më 16.05.2018 , thuhet në urdhëresën e Bashkisë Tiranë. Për të përfituar kredi, një familje e vogël me 1-2 persona duhet të ketë të ardhura mujore të deklaruara 44 mijë deri në 80 mijë lekë në muaj. Ndërsa për ato me më shumë se 5 persona, që mund të kenë në pronësi një banesë nën normat e strehimit dhe kërkojnë të sigurojnë një banesë 3+1, duhet të kenë të ardhura mujore nga 88-158 mijë lekë në muaj. Përveç mënyrës së aplikimeve kanë ndryshuar edhe disa kritere që duhet të për mbushen. Kështu Bashkia bën të ditur se janë përcaktuar tri kritere të reja për përfituesit. Së pari, ndryshon mosha e përfituesve, pasi është marrë në konsideratë fakti që disa përfitues për shkak të moshës së madhe janë penguar në klasifikimin për kredi. Tashmë mosha e çiftit duhet të jetë me moshë totale deri në 70 vjeç. Së dyti, afati subvencionimit të kredisë do të rritet nga 15 në 20 vjeç, duke bërë që kësti mujor për një familje përfituese të jetë më i ulët dhe më i përballueshëm. Së treti, ndryshojnë edhe të ardhurat e përkohshme.

Article Logic
Execution time: 0.0021729469299316