INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha për mandatin e Tahirit: Mashtrim publik, është 'mashë' e Ramës. Të dy zbatuan kodin e trafikantëve

Basha për mandatin e Tahirit: Mashtrim publik, është 'mashë' e Ramës. Të dy zbatuan kodin e trafikantëve

Publikuar më: 13:28 04-05-2018

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se pakti midis Saimir Tahirit dhe Edi Ramës vazhdon e se dorëheqja e tij, e vërteton këtë fakt. Duke konsideruar si një lojë dhe si një mashtrim publik dorëzimin e mandatit të Tahirit, Basha tha se ish-ministri po shërben si levë për të mbuluar kryeministrin Rama. Sipas kreut të opozitës Tahiri nuk hoqi dorë 6 muaj më parë nga mandati për të vetmen arsye; për të shkatërruar provat që e inkriminonin atë dhe Ramën. Basha akuzoi qeverinë se ka kapur prokurorinë e Përgjithëshme për këtë qëllim, ndërsa kërkoi largimin e Edi Ramës.
Lulzim Basha
Dorëzimi i mandatit do ishte një lajm i mirë nëse Saimir Tahiri 6 muaj më parë ai do të pranonte ta linte atë. Por ai rezistoi dhe Edi Rama e përdorën këtë kohë për të pastruar dhe shkatërruar provat e implikimit të tyre në trafikun e drogës. Sot të gjithë e kanë të qartë përse Edi Rama nxitoi të kapte Prokurorinë Përgjithshme, pa kaluar procesin e Vettingut, që të garantonte se nuk do të hetohej Tahiri. U eliminua dëshmitari kryesor. Vetëm pasi europianët dhe Gjermania i bën presion dhe i kërkuan që të mos mbronte deputetët e inkriminuar erdhi reagimi i Ramës, e këtë e bëri për ti mashtruar ata. Edi Rama dhe Tahiri mbeten në dorë të nëjri-tjetrit. Ky është kodi i trafikantëve. Kjo është arsyeja se pse Rama pengoi Komisionin Hetimor , pse po e saboton atë. Se ndryshe do të provohej se Tahiri është një levë, një mashë që u përdorë nga Edi Rama për të kanaBizuar vendin për të pasuruar bandat e drogës. Rama nuk fshihet dot pas Tahirit që po e përdorë për të fshirë gjyrmët e tij. Prokuroria që është nën kontroll të plotë të Edi Ramës nuk e zgjidhë dot këtë. Vetëm dorëheqja e dhe largimi i Edi Ramës e zgjidhin DHE Organizimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Article Logic
Execution time: 0.004004955291748