INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: Dyfishohet numri i bizneseve të mbyllura, krimi dhe oligarkët pasurohen [VIDEO]

Basha: Dyfishohet numri i bizneseve të mbyllura, krimi dhe oligarkët pasurohen [VIDEO]

Publikuar më: 11:20 06-10-2018

Me anë të një postimi në Facebook, kryedemokrati Lulzim Basha thekson se biznesi ndodhet në gjendje mjaft të vështirë.

Sipas Bashës, vetëm në shtator janë mbyllur 1978 biznese, nga 838 që u mbyllën një vit më parë.

Kreu demokrat shton se gjithçka ndodh për shkak se vëmendja e Edi Ramës është te krimi dhe oligarkët.

“Me Edi Ramën në qeveri, krimi dhe oligarkët pasurohen, biznesi i zakonshëm po falimenton”, thuhet në videomesazh.

Sipas shifrave të publikuar, vetëm në shtator janë mbyllur 1978 biznese nga 838 që u mbyllën një vit më parë.

“Me Edi Ramën në qeveri, çdo vit është më keq për shumicën e bizneseve”,- thuhet në videomesazhin, që ilustron me grafik edhe periudhat 9 mujore 2017-2018.

Article Logic
Execution time: 0.0038049221038818