INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Astrit Patozi paralajmëron Sali Berishën

Astrit Patozi paralajmëron Sali Berishën

Publikuar më: 10:36 19-09-2017

Me rizgjedhjen e Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike, zërat kundër jo vetëm nuk u shuan por po ndërtojnë një lëvizje Anti Basha brenda selisë blu. Një prej drejtuesve të lëvizjes, Astrit Patozi duket se nuk është “qetësuar” as pas qëndrimit publik të liderit historik Sali Berisha, i cili për herë të parë kritikoi publikisht kreun e PD Lulzim Basha. I bindur në lëvizjen anti Basha, Patozi thotë se nëse Berisha do ti dalë kundër kësaj lëvizje, ata nuk do të heshtin, por përkundrazi.
Astrit Patozi:
“Nëse zoti Berisha do të na dalë përballë, ne do të jemi edhe kundër tij. Nëse Berisha del dhe të thotë është kundër alternativës, do të jemi edhe kundër tij. Kjo është shumë e thjeshtë!”.
Ish deputeti demokrat thotë se kjo lëvizje do të jetë brenda partisë dhe se qëllimi i saj është që PD mos të shkërmoqet, ndërsa përgjegjës për këtë sipas tij ëhstë vetëm një emër, ai i Lulzim Bashës.
Astrit Patozi:
“Unë bashkë me kundërshtarët e Lulzim Bashës dhe këtë fluks demokratësh janë shumë më tepër sesa të përjashtuarit nga lista për deputetë. Kush hap debatin e listës do ta fshehë problemin. Që ne të vazhdojmë bashkë, që kjo parti të mos shkërmoqet, duhet që Basha ta njohë si alternativë dhe ta njohë sesa vlen. Ne mendojmë se sot jemi shumica, mund të jemi gabim, por duhet të provohet. Por, alternativa “Basha” është e dështuar dhe kjo është e provuar”.

Article Logic
Execution time: 0.003568172454834