INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Albin Kurti dhe 3 deputetët e tjerë të VV shpallen fajtorë, dënohen me 5.8 vite burg

Albin Kurti dhe 3 deputetët e tjerë të VV shpallen fajtorë, dënohen me 5.8 vite burg

Publikuar më: 15:32 03-01-2018

Katër deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu janë shpallur fajtorë për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Gjykata Themelore e Prishtinës dënoi Albin Kurtin me 1 vit e 6 muaj burgim, po kaq u dënua dhe deputetja Donika Kadaj-Bujupi. Albulena Haxhiu u dënua me 1 vit e 3 muaj dhe Faton Topalli me 1 vit e 2 muaj. Por, dënimet nuk do të ekzekutohen nëse ata nuk kryejnë ndonjë vepër penale në kohëzgjatje prej dy vitesh. Të katër deputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje u akuzuan për hedhje të gazit në seancën e Kuvendit të Kosovës me qëllim të pengimit të ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi dhe Marrëveshjen për Bashkësinë e komunave me shumicë serbe. Gjatë shpalljes së vendimit të aktgjykimit të tyre, deputetët e Vetëvendosjes nuk ishin të pranishëm në sallë, kjo për arsyeja se ata konsiderojnë që ky gjykim është plotësisht politik.

Article Logic
Execution time: 0.0042011737823486