INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarmi.  Personat me probleme të shëndetit mendor trajtohen keq në spitalet e burgjeve

Alarmi. Personat me probleme të shëndetit mendor trajtohen keq në spitalet e burgjeve

Publikuar më: 15:34 29-06-2018

Në Spitalin e Burgjeve në Tiranë situata është tepër shqetësuese. Personat me probleme të shëndetit mendor mbahen në kushte të këqija ndërkohë që dhomat e spitaleve janë të mbipopulluara. Shqetësimi ngrihet nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), i cili ushtroi dy misione monitorimi në Spitalin e Burgjeve (IVSHB), Tiranë dhe në Burgun e Zaharisë, Krujë. Monitorimet u organizuan me qëllim që të konstatohej respektimi i të drejtave të personave me probleme të shëndetit mendor, të vendosur në këto institucione. “Në Spitalin e Burgjeve (IVSHB), situata paraqitet tepër shqetësuese. Kapaciteti i institucionit është 99 persona, ndërsa në fakt të akomoduar ishin 112 persona, domethënë 13 persona mbi kapacitet”. 92 persona vuajnë nga çrregullime të shëndetit mendor, prej të cilëve, 34 personave janë me masën e sigurimit “Shtrim i përkohshëm”, 54 persona janë me masë mjekësore “Mjekim i detyruar”, dhe 4 persona të paraburgosur që vuajnë nga sëmundje të ndryshme”-raporton KShH. Mbipopullimi në këtë Spitalin e Burgjeve u konstatua në disa dhoma ku ishin vendosur deri në 5 persona. “Nga këta 1 apo 2 persona flinin në dysheme me sfungjerë. Ndërsa në një dhomë me sipërfaqe rreth 14m² qëndronin 7 persona, 3 prej të cilëve në sfungjer përdhe. Vlen të përmendet se sfungjerët dhe shtrojet në dhoma ishin të keqpërdorura dhe të ndotura”-konstaton Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

Article Logic
Execution time: 0.0038769245147705