INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shifra të frikshme. Raporti i OKB: Mbi 10 mijë fëmijë të vrarë, plagosur dhe përdhunuar

Shifra të frikshme. Raporti i OKB: Mbi 10 mijë fëmijë të vrarë, plagosur dhe përdhunuar

Publikuar më: 16:40 29-06-2018
Mbi 10,000 fëmijë janë vrarë ose plagosur në konfliktet e armatosura vitin e kaluar, ndërsa të tjerë janë përdhunuar, detyruar të shërbejnë si ushtarë ose janë marrë peng nga shkollat dhe spitalet, thuhet në raportin e fundit  të Kombeve të Bashkuara. 
Raporti vjetor “Fëmijët dhe Konflikti i Armatosur” nxjerr në pah se në vitin 2017, janë raportuar mbi 21.000 shkelje të të drejtave të fëmijëve, që nënkupton rritje të mprehtë nga viti paraprak, kur janë raportuar rreth 15.500 raste të tilla. Në Siri, fëmijët kanë pësuar numrin më të madh të shkeljeve të të drejtave të tyre, thekson raporti.
“Kur shtëpitë dhe shkollat sulmohen pa mëshirë, kur strehat e sigurta bëhen shënjestra, si mund të  ikin djemtë dhe vajzat nga brutaliteti i luftës? Është e neveritshme”, tha Virgina Gamba, përfaqësuese e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së.
Krizat në Republikën e Afrikës Qendrore, në Republikën Demokratike të Kongos, në Mianmar, në Sudanin e Jugut dhe në Jemen, kanë kontribuar në rritjen e dhunës ndaj fëmijëve.
 
Article Logic
Execution time: 0.0037388801574707