INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aktorja problematike kërkon të luajë rolin e Ariel në “The Little Mermaid” [FOTO]

Aktorja problematike kërkon të luajë rolin e Ariel në “The Little Mermaid” [FOTO]

Publikuar më: 15:53 20-02-2017

Është bërë e modës që filmat e animuar më të adhuruar të Disney të kthehen në filma artistikë me aktorë.

Një nga filmat më të adhuruar është padyshim “The Little Mermaid”, dhe si i tillë, princesha Ariel është ndër rolet më të lakmuara. Realizimi i vitit 1998 të Disney ka bërë për vete miliona fëmijë në botë dhe tashmë duket se do të rikthehet në një formë tjetër. Pikërisht në atë vit, një tjetër yll i vogël po lindte me filmin “The Parent Trap” që u publikua në 1998. Bëhet fjalë për Lindsay Lohan, aktoren gjithmonë problematike që sot kërkon të bëhet princesha sirenë. Artistja 30 vjeçare kërkoi publikisht që t’i jepej një shans për të portretizuar Ariel, por duhet thënë që nuk është fiks ajo që mund të konsiderohet si një shembull i mirë për fëmijët. Të shohim nëse Disney do të mendojë të kundërtën...

arieeeel.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0015771389007568