INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aktori i njohur turk qenka një djalë me fat, shihni çfarë bën Almeda Abazi për të [FOTO]

Aktori i njohur turk qenka një djalë me fat, shihni çfarë bën Almeda Abazi për të [FOTO]

Publikuar më: 23:06 10-04-2018

Sa të lumtur duken!

Dasma e tyre vitin e kaluar bëri jehonë si në mediat shqiptare ashtu edhe në ato turke. Bëhet fjalë për çiftin simpatik Tolgahan Sayisman dhe ish-Missi shqiptar Almeda Abazi.  Pak kohë më parë qarkulloi një foto ku shihej Almeda duke qerasur me kafen vjehrrën e vjehrrin që i kishin ardhur për vizitë, duke na treguar kështu se modelja është një vajzë që i ndjek traditat.

Por mesa duket Tolgahani është me fat sepse Almeda gjithashtu gatuan shumë mirë, këtë e ka vërtetuar me anë të një videoje të postuar në “Instastorie” ku shkruan se po i përgatit Tolgahanit pjatën e tij të preferuar të cilën siç duket aktori e pëlqen nga duart e bashkëshortes.

“Sepse zemra ime e pëlqen”, është mbishkrimi që Almeda i ka lënë videos, duke etiketuar Tolgahanin i cili me siguri kur ka parë videon, mezi ka pritur të shkojë në shtëpi për të shijuar gatimin e përgatitur nga bashkëshortja.

baby.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0046868324279785