INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksesori francez që do mbajnë të gjithë këtë dimër [FOTO]

Aksesori francez që do mbajnë të gjithë këtë dimër [FOTO]

Publikuar më: 15:59 10-10-2017

Një simbol stereotip i Francës - së bashku me një bagetë, dhe bluzë me vija Breton - bereta ka dalë “jashtë mode” nga trended këto vitet e fundit.
Industria e modës gjithmonë ka pasqyruar kohën në të cilën jetojmë dhe nuk është rastësi që kjo kapele ka një histori të mbushur me ndikim ushtarak dhe mendim të lirë.
E lidhur me anën artistike dhe krijuese, bereta mbahej nga artistë si Pablo Picasso, Ernest Hemingëay, Marlene Dietrich dhe John Lennon, derisa u kthye në një simbol më politik në vitet 1960.

12133.jpg

Më pas, Che Guevara e përdori atë si një simbol të revolucionit kur mblodhi përkrahës që të ngriheshin kundër qeverisë së Batista në Kub. Disa vite më vonë organizata e zezë nacionaliste dhe socialiste “Black Panther” e mbante beretën si një mënyrë identifikuese- diçka që Beyoncé e përdori si homazh përgjatë paraqitjes së saj të gjysmëfinales së vitit 2016-të në Super Bowl.

collage.jpg

Bereta vjen sërish me shpejtësi, dhe u përdor këtë herë në pasarelën e Dior për du sezonet pranverë/verë 2018 dhe vjeshtë/dimër 2018 nga Maria Grazia Chiuri. Gjithë modelet mbanin të veshur këtë aksesore prej lëkure.

drsgd.jpg

Ky aksesor mund të jetë prej materiali të leshtë, prej lëkure apo stofi. Sido që ta zgjidhni, dihet se këtë dimër të gjithë do e kenë një të tillë.

Article Logic
Execution time: 0.002140998840332