INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
A ju dobëson vërtet pirja e çajit? Ja çfarë thotë studimi

A ju dobëson vërtet pirja e çajit? Ja çfarë thotë studimi

Publikuar më: 10:10 04-10-2017

Pirja e çajit të zi mund të nxisë humbjen e peshës dhe të përshpejtojë metabolizmin tuaj, thotë një studim i ri.
Studimi i botuar në Europian Journal of Nutrition, zbuloi se çaji i zi stimulon prodhimin e baktereve të mira në zorrë dhe ndryshon energjinë e metabolizmit tonë në mëlçi nëpërmjet metabolitëve të zorrëve.
Ekipi i Universitetit të Kalifornisë mblodhi të dhënat e tyre përmes një sërë eksperimentesh të kryera në minj.
Ata cituan se si çaji i zi po ashtu edhe ai i gjelbër janë të dobishme në stimulimin e humbjes së peshës, pasi që të dyja ulin sasinë e baktereve të zorrëve që zakonisht shoqërohen me obezitetin, duke rritur llojin e baktereve që janë të krijuara në heqjen e masës trupore.

Hulumtuesit i ndanë minjtë në katër grupe dhe i vendosën në katër dieta të ndryshme:
Yndyrë të ulët, sheqer të lartë
Yndyrë të lartë, sheqer të lartë
Yndyrë të lartë, sheqer të lartë dhe çaji jeshil
Yndyrë të lartë, sheqer të lartë dhe çaj të zi

Humbja e tyre në peshë u mat në një periudhë prej katër javësh dhe shkencëtarët zbuluan se deri në fund të studimit, minjtë që konsumuan ekstrakti të çajit të zi ose të gjelbër kishin humbur të njëjtën peshë si minjtë që ishin vendosur në dietën e “yndyrë të ulët, sheqer të lartë”.
Megjithatë, minjtë në dietën e të çajit të zi treguan gjithashtu një rritje në Pseudobutyrivibrio, një bakter që në mënyrë specifike synon metabolizmin.
Ndërsa studime të shumta kanë pohuar përfitimet shëndetësore të çajit të gjelbër, ky studim i ri është një nga të parët që zbulon përfitimet e polifenoleve që gjenden në çaj të zi.
"Dihet se polifenolet e çajit të gjelbër janë më efektive dhe ofrojnë më shumë përfitime shëndetësore sesa çifti i polifenoleve të çajit të zi, pasi kimikatet e çajit të gjelbër absorbohen në gjak dhe inde", shpjegoi Susanne Henning, autore kryesore e studimit në UCLA.
"Konstatimet tona të reja sugjerojnë se çaji i zi, nëpërmjet një mekanizmi të veçantë përmes mikrobiomës së zorrëve, gjithashtu mund të kontribuojë për shëndetin e mirë dhe humbjen e peshës tek njerëzit.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00233888626099
    array(1) { ["section"]=> string(62) "a-ju-dobeson-vertet-pirja-e-cajit-ja-cfare-thote-studimi-38050" }