INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cilët janë muskujt që stimulojnë kënaqësinë seksuale tek femrat dhe si t'i forconi ato

Cilët janë muskujt që stimulojnë kënaqësinë seksuale tek femrat dhe si t'i forconi ato

Publikuar më: 14:28 03-10-2017

Muskujt”e dashurisë”, apo siç njihen në mjekësi me termin muskujt pelvikë (Musculus pubococcygeus) gjenden në organet gjenitale të femrës dhe mashkullit dhe janë përgjegjëse për ndjeshmërinë dhe kënaqësinë seksuale.

Muskujt pelvikë përbëhen nga disa shtresa, por shtresa e tyrë më sipërfaqësore, që është edhe më pranë lëkurës, përgjigjet për pompimin e klitorit te femra dhe të penisit te mashkulli, gjë që ndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë në kënaqësinë dhe ndjeshmërinë gjatë marrdhënieve seksuale. Këto muskuj kontarktohen rreth 5 - 15 herë në mënyrë ritmike gjatë një orgazme.

Sa më të fortë të jenë muskujt pelvikë, aq më sensacionale do të jetë edhe orgazma që arrihet. Në rastin e femrave, sa më të fortë të jenë muskujt pelvikë, më të forta do të jenë edhe ndjesitë e shkaktuara nga ereksioni i penisit, çka stimulon arritjen e orgazmës.

Kur nje femër ka muskuj të fortë pelvikë, ajo i fal njëkohësisht shumë kënaqësi seksuale edhe partnerit të saj, falë lëvizjeve valëzuese që krijohen rreth vaginës në kontakt me organin mashkullor.

female_pelvic_floor_diagram_copyright.jpg

Pse dobësohen muskujt pelvikë dhe kush vuan?

Me kalimin e kohës, muskujt pelvikë fillojnë të dobësohen si për femrat, ashtu edhe për meshkujt. Gjithashtu, dobësimi i muskujve pelvikë te femra, zakonisht mund të ndodhë edhe pas periudhës së lindjeve.

Dobësimi i muskujve “të dashurisë” ndikon rrjedhimisht në uljen e ndjeshmërisë dhe kënaqësisë seksuale, në mos arritjen e orgazmës, mund të shkaktojë dhimbje gjatë aktit seksual, si dhe ka një efekt negativ në moskontrollimin normal të urinimit.

Muskujt pelvikë të dobët mund të sjellin edhe ankth e stres si te femrat edhe te meshkujt për shkak të komplikacioneve fizike dhe seksuale që krijojnë.

Gjithsesi, nuk ka asgjë për tu shqetësuar pasi ekzistojnë mënyra për shtyrjen në kohë të këtyre problemeve si dhe për forcimin e muskujve pelvikë.

Një interes i veçantë ju kushtohet muskujve pelvikë të femrës, pasi edhe problemet tek to janë më evidente.

Ushtrimet për forcimin e muskulaturës pelvike

Muskujt e “dashurisë” dhe ndjeshmëria seksuale e femrës
Për forcimin e muskujve pelvikë mund të aplikohen ushtrime të dedikuara fizike. Ushtrimet e mirënjohura në të gjithë botën, për forcimin e muskulaturës pelvike janë të ashtuquajturat “Ushtrimet e Kegelit”.

Përmes këtyre ushtrimeve vagina bëhët më e tonifikuar, orgazmat më të forta dhe jeta seksuale bëhet më e kënaqshme. Gjithashtu edhe meshkujt inkurajohen të ushtrohen në mënyrë që të përmirësojnë ereksionin e penisit dhe vetpërbajtjen seksuale.

Vështirësitë kryesore që hasin zakonisht femrat gjatë ushtrimeve fizike konsistojnë se duhet trajnuar muskuli i duhur dhe në mënyrën e kohëzgjatjen e duhur.

Sipas studimeve të kryera rezulton se vetëm 50% e njerëzve arrin t’i realizojë në mënyrën e duhur këto ushtrime. Pjesa tjetër trajnon muskujt e gabuar, gjë që shpesh shkakton gjendje lodhjeje, dhimbje shpine apo moskontrollim të urinës.

header_image_Article_Main-Benefits_of_Kegel_Exercise_for_Women.png

Article Logic
Execution time: 0.003385066986084