INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
A janë të rrezikshme nishanet që keni? Bëni vetë ekzaminimin nëpërmjet kësaj metode

A janë të rrezikshme nishanet që keni? Bëni vetë ekzaminimin nëpërmjet kësaj metode

Publikuar më: 10:07 19-07-2017

Të gjithë kemi nishane , por jo gjithmonë ju kushtojmë rëndësi atyre.

Megjithatë, gjatë verës, do të ishte mirë të bënit një ekzaminim për të parë nëse janë të dëmshme gjatë ekspozimit në diell, aq sa mund të kthehen edhe në kanceroze?

Sipas dermatologes Dr. Stefanie Williams, kjo është një mënyrë sit ë kuptoni çfarë po ndodh me shenjat në trupin tuaj.

Nese deshironi te jeni te sigurt se nishanet tuaja nuk kalojne neper nje ndryshim te rrezikshem bejeni dermatoskopine, nje teknike e diagnostikimit me kamere, qe nuk shkakton dhimbje, e cila vizualisht zmadhon nishanin edhe deri ne 100 here. Keshtu do te fitoni nje pasqyre te cilen mund ta perdorni per te krahasuar dhe percjelle pamjen e nishaneve ne periudhen pasuese.

Para dermatoskopisë mund ta bëni një kontroll të thjeshtë edhe vetë, sipas kritereve të mëposhtme:

Asimetria: A janë nishanet tuaja asimetrike? Shumica e nishaneve në zhvillim janë asimetrike.

Skajet: A kanë nishanet tuaja skaje të rregullta? Skajet e melanomave në zhvillim shpesh janë të parregullta dhe të dhembëzuara.

Ngjyra: A janë nishanet tuaja njëngjyrëshe? Ndryshimi i ngjyrës dhe pigmentet jo të njëtrajtshme mund të flasin për një melanomë.

Diametri: A kanë nishanet tuaj diametër më të vogël se 6 milimetra? Melanomat zakonisht kanë diametër më të madh.

Ndryshimi: A tregojnë nishanet tuaja ndryshim sipas cilitdo kriter të përmendur më lart?

Mund të dyshoni për melanome me secilin ndryshim të nishaneve sipas një ose më shumë kritereve të trajtuara me lart, ose në rast të paraqitjes së gjakrrjedhjes edhe nëse nuk keni pasur lëndim, të enjtur, skuqje ose te kruara.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0038788318634
    array(1) { ["section"]=> string(88) "a-jane-te-rrezikshme-nishanet-qe-keni-beni-vete-ekzaminimin-nepermjet-kesaj-metode-32652" }