INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kujdes nga dietat bimore. Studiuesit: Rrisin rrezikun për sëmundje zemre [VIDEO]

Publikuar më: 16:31 18-07-2017

Edhe pse thuhet se dietat me bazë bimore janë të shëndetshme një ekip studiuesish amerikanë ka gjetur se disa prej tyre mund të bëjnë më shumë dëm sesa të mirë. Për qëllimet e këtij hetimi, studiuesit rekrutuan persona të cilët kishin marr pjesëmarrës në tre studime të ndryshme shëndetësore, ku vlerësoheshin dietat vegjitariane, përfitimet dhe disavantazhet e tyre.  Në studim u përfshinë 166,030 gra dhe rreth 43,260 meshkuj.  Pjesëmarrësit u ndoqën për një periudhë prej më shumë se 20 vjet, duke përdorur pyetësorët dyvjeçarë që vlerësuan stilin e tyre të jetesës, historinë mjekësore dhe sjelljet shëndetësore. Studimi përjashtoi si të papërshtatshëm të gjithë ata që kishin deklaruar një diagnozë të sëmundjeve koronare të zemrës ose kancerit, përjetuan një goditje, ose iu nënshtruan operacionit të arteries koronare. Gjatë periudhës së studimit , 8,631 pjesëmarrës zhvilluan sëmundje koronare të zemrës edhe pse më parë kishin rezultuar të shëndetshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0038449764251709