INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A është ky i dashuri i ri sekret i Ricky Martin?

A është ky i dashuri i ri sekret i Ricky Martin?

Publikuar më: 21:06 12-04-2016

Gjithkush e di që sapo ju të keni tre foto me të njëjtin person në një nga rrjetet sociale, atëhere do të bëheni objekt thashethemi. Kjo po ndodh me këngëtarin Ricky Martin.

Mesa duket Ricky ka arritur të gjejë të dashur të ri pas ndarjes me Carlos Abel, lidhje që zgjati 6 vjet. Yosef Jwan është emri i të dashurit të ri të këngëtarit nga Puerto Riko. Yosef është 31 vjeç , artist suedez, që jeton në Londër.

Ata kanë udhëtuar së bashku në Japoni, Malibu, New York dhe Puerto Rico. Sigurisht që nuk iu kanë shpëtuar kamerave të paparacëve të cilët i kanë fotografuar bashkë. Ricky dhe Yosef nuk kanë bërë asgjë zyrtare, por gjërat duket se po shkojnë vaj për ta. 

Article Logic
Execution time: 0.0038111209869385