INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Britney Spears bashkëpunon me Nicki Minaj për albumin e saj të ri

Britney Spears bashkëpunon me Nicki Minaj për albumin e saj të ri

Publikuar më: 21:53 12-04-2016

Ky po që është lajm! Britney jo vetëm që po punon për albumin e saj të ri por po arrin një marrëveshje për një bashkëpunim me Nicki Minaj. Hollywoodlife.com ka të gjitha detajet ekskluzive që tregojnë se dy këngëtaret që performojne nëpër turne mund të kenë një bashkepunim në të ardhmen .

Pas suksesit me albumin ‘Britney Jean’ vitin 2013, tashmë këngëtarja po punon me këngë të reja për të publikuar shumë shpejt një tjetër album, në të cilin ka dëshirë të përfshijë edhe një projekt me Nicki Minaj.

Dy këngëtaret jo vetëm që do të regjistrojnë një bashkëpunim goditës por gjithashtu do të shfaqen së bashku me një video hot, bën me dije hollywoodlife.com.

Britney i ka ofruar Nicki-t të dëgjojë këngët e saj për të parë nëse është e interesuar që të këndojë rap në ndonjërën prej këngëve të saj. Sipas një burimi për hollywoodlife.com, Britney i ka ofruar tre këngë prej të cilave do zgjidhet vetëm njëra, e zgjedhur nga të dyja këngëtaret së bashku.

Ne kemi tre vite që presim për një rikthim të fuqishëm të Britney-t, pasi dueti i saj me Iggy Azzalea ishte një dështim, i cili çoi edhe në prishjen e marëdhënieve midis dy këngëtareve.

Jemi të sigurt që kjo histori nuk do të përsëritet me Nickin, e cila do të bëjë të pamundurën që bashkëpunimi me Britney të na mahnisë të gjithëve.

Article Logic
Execution time: 0.0038979053497314