INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“A e ke prish imazhin e Kosovës?” Loredana nuk përmban nervat dhe i kthehet ashpër pyetjes së gazetarit[VIDEO]

“A e ke prish imazhin e Kosovës?” Loredana nuk përmban nervat dhe i kthehet ashpër pyetjes së gazetarit[VIDEO]

Publikuar më: 15:45 10-05-2019

Një interes të jashtëzakonshëm kishte në ditën e sotme konferenca për shtyp e Loredana Zefit, bashkëshortit të saj Mozzik dhe avokatëve të tyre të pranishëm.

Reperja akuzohet për mashtrim dhe zhvatje parash, akuza të cilat ajo i mohoi në mënyrë kategorike, duke thënë se paratë janë dhënë vullnetarisht, dhe jo në shumën e 900 00 mijë frangave, por të 350 000.

Nga pyetjet e shumta të gazetarëve në një moment Loredana është nxehur keq. Pyetjes së njërit prej tyre “nëse ky skandal ku ajo është e përfshirë do të ndikonte negativisht tek imazhi i Kosovës”, reperja ka preferuar të ngrihet në këmbë dhe t’i përgjigjet në nervozizëm, ndërkohë që avokati Tomë Gashi dhe Mozzik i kërkonin të ulej.

“A ke mendu se imazhi im është prishur nga gjithë këto në media. Unë jam shqiptare, por kam kënduar në gjuhën shqipe, dhe kam pasur sukses” - tha Loredana.

“Por, ti a je me mu a me ata”, vazhdoi më tej Loredana, e cila u ngrit në këmbë t’i fliste në gjuhën gjermane gazetarit.

Loredana from IN TV ALBANIA on Vimeo.

loredanaa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035619735717773