Me siguri nuk e kishit menduar, por mesa duket Rita Ora ka dhe një shtëpi në vendlindjen e saj, Prishtinë.
Ka qenë nëna e këngëtares Vera Ora, e cila ka publikuar fotografinë e shtëpisë së tyre. Në foto shihet një vilë tepër e bukur 3-katëshe, me stil të veçantë.
Vila tërhoqi jo vetëm vëmendjen e mediave në Shqipëri, por së fundmi edhe të britanikes “The Sun”, e cila i ka dedikuar një shkrim, duke përllogaritur madje edhe vlerën e vilës.
Vila e bardhë tre katëshe në Prishtinë sipas “The Sun” është një dhuratë që këngëtarja ua bëri prindërve të saj. Mendohet se vlera e saj shkon në 1.5 milionë paund.
Media britanike e ka vlerësuar jashtë mase këtë veprim, duke thënë se Rita ka tani jo vetëm një kuletë të madhe, por edhe një zemër të madhe!
“Familja e Rita Orës ka kontribuar në suksesin e saj, prandaj këngëtarja do më shumë se asgjë tjetër t’i kthejë mbrapsht atyre investimin dhe t’i sigurojë një jetë të rehatshme”, thuhet ndër të tjerash në artikull.
 
							 
							 
							 
							 
					![Do vini duart në kokë! Super vila e Rita Orës në Prishtinë tërheq vëmendjen e mediave të huaja: 'Ja sa i kushtoi vila luksoze'! [FOTO] Do vini duart në kokë! Super vila e Rita Orës në Prishtinë tërheq vëmendjen e mediave të huaja: 'Ja sa i kushtoi vila luksoze'! [FOTO]](https://cms.intv.al/media/k2/items/cache/8dd5a6247ce9fb410ab80de94d1f4b6a_L.jpg?t=-62169988760) 
											
 
  
  
  
 







 24 Oct 2025
24 Oct 2025 





