INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
10 vendet që kanë më shumë tradhtarë në botë. Na kapi frika!

10 vendet që kanë më shumë tradhtarë në botë. Na kapi frika!

Publikuar më: 13:25 15-05-2018
Një marrëdhënie rastësore është tani vetëm një klik larg.
Aplikacionet e reja po e bëjnë më të lehtë se kurrë që njerëzit të mashtrojnë dhe këto ditë gjithnjë e më shumë njerëzit  janë të hapur për përvojat të reja. Marka e njohur e kondomëve Durex bëri një studim të botuar nga “The Independent”, i cili rendit 10 vendet ku ka më shumë njerëz të cilët pretendojnë se kanë përjetuar një ose më shumë lidhje jashtëmartesore. Hidhini një sy, sipas intv.al:
10. Finlanda
Finlanda është në vendin e 10-të në renditje. Sipas anketës, një në pesë burra kanë pasur marrëdhënie jashtëmartesore. Shumë njerëz finlandezë kanë pasur marrëdhënie seksuale me më shumë se dy gra në të njëjtën kohë.
9. Britania e Madhe
Në vendin e nëntë, sipas intv.al është Mbretëria e Bashkuar. Sipas markës së prezervativëve, pothuajse të gjithë ata që morën pjesë në studim, pranuan se nuk kishin qenë besnikë  në një pikë në jetën e tyre. Shumica dërrmuese e njerëzve të anketuar në Britaninë e Madhe  kanë deklaruar gjithashtu janë ndjerë keq për tradhtinë.
8. Spanja
Spanja vjen në vendin e tetë në studimin e Durex. Vendi ka një shkallë të lartë ndarjesh mes çifteve. Kjo do të thotë që Spanja gjithashtu është në listën e vendeve që ka më shumë shkelje kurorash në botë.
7. Belgjika
Nuk është çudi që më shumë se një milion njerëz përdorin një app të quajtur Gleeden. Aplikacioni, i cili është shumë popullor në Belgjikë, përdoret nga njerëz të martuar që kërkojnë marrëdhënie jashtëmartesore.
6. Norvegjia
Rastet e pabesisë duket të jenë shumë të lidhura ngushtë me motin në Norvegji. Sipas studimit, numri i rasteve rritet kur koha është më e ngrohtë.
5. Franca
Sipas intv.al,  Parisi është qyteti i dashurisë. Por ajo që shumica e njerëzve nuk e dinë është se në përgjithësi francezët tentojnë të bëjnë një dallim midis dashurisë dhe seksit.
4. Gjermania
Vendi është i njohur për promovimin e lidhjeve gjatë festave dhe eventeve të birrës. Pra, Gjermania është gjithashtu një nga vendet ku shumë njerëz kanë pranuar se nuk kanë qenë besnikë.
3. Italia
Italia gjithashtu është në listën e vendeve që ka shumë tradhtarë.
2. Danimarka
Copenhagen konsiderohet si kryeqyteti i seksit në botë. Në Danimarkë, sipas intv.al shumë njerëz përdorin faqen e internetit Victoria Milan për të gjetur marrëdhënie të rastësishme.
1. Tajlanda
Ky shtet mban vendin e parë, që tradhtohet më shumë. Sipas studimit të Durex, 56% e çifteve tajlandeze pranuan të kishin qenë jobesnikë. 
Përveç kësaj, më shumë se gjysma e popullsisë së vendit pretendon të ketë pasur përvojë jashtëmartesore. Të keni kujdes pra nëse shkoni me pushime në Tajlandë.
Burimi: MSN
Përshtati: Anisa Bega
 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0081257820129395
    array(1) { ["section"]=> string(64) "10-vendet-qe-kane-me-shume-tradhtare-ne-bote-na-kapi-frika-58413" }